Manchester United ka fituar në shtëpi ndaj Burnleyt në kuadër të javës së 32-të në Ligën Premier, me rezultat 3-1.

Pjesa e parë filloi mjaftë furishëm, pasi mysafirët arritën të shënonin gol pas vetëm 18 sekondash, mirëpo ajo u anulua për shkak të pozitës jashtë loje.

Më pas, Djajtë e Kuq rrezikuan me anë të Bruno Fernandes dhe Paul Pogba, por dy mesfushorëve u mungoi efikasiteti.

45 minutat e dytë ishin mjaftë intensiv, me vendasit që kaluan në epërsi me anë të Mason Greenwood, që shënoi në minutën e 48-të, nga një ndihmë e Marcus Rashford.

Por, dy minuta më vonë, Burnley i barazoi shifrat në 1-1 me golin e shënuar nga James Tarkowski, që shënoi me kokë.

United nuk u dorëzuar deri në fund dhe arriti të rikthente epërsinë në minutën e 84-të, me Greenwood që ishte sërish në listën e golashënuesve.

Për të vulosur fitoren e vendasve u përkujdes Edinson Cavani që në minutën e 90+3 shënoi për 3-1 nga një asistim i Donny van de Beek.

Pas javës së 32-të, Manchester United vazhdon të jetë në vendin e dytë me 66 pikë, e që vazhdon sigurt për një vend në Ligën e Kampionëve.