Manchester United ka pësuar humbje në Old Trafford nga Crystal Palace me rezultat 3-1.

Ndeshja nisi shumë keq për “Djajtë e Kuq” që pësuan gol që në minutën e 7-të të ndeshjes kur Jeffrey Schlupp pasoi bukur te Andros Townsend i cili shënoi për 1-0.

Momenti ndoshta vendimtar i ndeshjes erdhi në minutën e 71-të, kur pas një loje me dorë në zonë të Lindelof, gjyqtari akordoi penallti.

Fillimisht gjuajti Jordan Ayew, por De Gea priti goditjen. Penallti u përsërit pasi që portieri spanjoll kishte lëvizur nga vija.

Në tentimin e dytë gjuajti Wilfried Zaha që ishte i saktë për 2-0.

Ishte minuta e 80-të, kur United u kthye në lojë. Donny van de Beek ishte në vendin e duhur për të shënuar për 2-1.

Por forma e Zaha erdhi në dukje edhe njëherë në minutën e 85-të, kur shënoi për 3-1.

Në ndeshjen tjetër Leeds mund Fulhamin me rezultatin spektakolar 4-3.

Golat për vendasit u shënuan nga  Hélder Costa (5′, 57′), Klich (41′ pen), Bamford (50′) ndërsa për miqtë realizuan Mitrovic (34′ pen, 67′), De Cordova-Reid (62′).