Tottenhami dhe Liverpooli i kanë ndarë pikët në kuadër të javës së 18-të në Ligën Premier, pasi ndeshja përfundoi 2-2.

Pas vetëm 13 minutash lojë, Spurs kaluan në epërsi me golin e Harry Kane, që u asistua nga Tanguy Ndombele.

Por, The Reds arritën t’i barazonin shifrat në 1-1 me anë të Diogo Jotas (35’), që u asistua nga Andy Robertson.

Pjesa e dytë ishte edhe më e zjarrtë sa i përket numrit të golave, por pati edhe karton të kuq.

Robertson e përmbysi rezultatin për 2-1 në minutën e 70-të nga një asistim i Trent Alexander-Arnold, në një aksion të diskutueshëm.

Por, vendasit nuk u dorëzuan dhe Heung-Min Son shënoi për 2-2, duke përfituar prej një gabimi të Alisson Becker.

Mysafirët mbetën më pas me dhjetë lojtarë në fushë, shkaku që Robertson në minutën e 77-të bëri ndërhyrje të palejueshme në Emerson Royal, e që pasoi edhe kartoni i kuq.

Pas javës së 18-të, Liverpooli është në vendin e dytë me 41 pikë, ndërsa Tottenhami në të shtatin me 26 pikë.