Arsenali nuk arriti që të marrë më shumë se një pikë në udhëtim te Bunrley.
Ndeshja që u zhvillua në kuadër të javës së 25 –të në Ligën Premier përfundoi pa gola.

Burnley ishte skuadër më e mirë në total dhe në pjesën e dytë kryesisht ndërsa The Gunners më mirë në pjesën e parë.

Lojtarët me paraqitjen më të mirë në këtë takim ishin Shkodran Mustafi që bëri disa ndërhyrje vendimtare dhe Granit Xhaka.

Lojtari që dështoi të tregonte vetën në këtë takim ishte mesfushori i Arsenalit, Matteo Guendouzi.