Përfundoi 1-1 ndeshja e Premierligës, e vlefshme për javën e 26-të, mes West Ham dhe Newcastle. Golat erdhën të gjithë në pjesën e parë. Golit të Dawson 32’ për mikpritësit, iu përgjigj Willock 45’ për mysafirët në fund të pjesës së parë të lojës.

West Ham nuk arrin të kalojë në vendin e katërt dhe mbetet pas Manchester United. Nga ana tjetër, seria pozitive e Newcastle-it vazhdon, duke arritur në 22 pikë dhe jashtë zonës së rënies.