Takimi i parë i javës së pestë të Premier League mes Newcastle dhe Leeds përfundon 1-1.  Golat të gjithë në pjesën e parë.

Skuadra e Loco Bielsa kaloi në epërsi me golin e Raphinha 13’ , Newcastle barazoi me të zakonshmin Saint-Maximin 44’.

Një pikë që lëviz renditjen për të dy ekipet, të cilat sidoqoftë mbeten në pjesën e poshtme të tabelës.

Tani në renditje Leeds ka 3 pikë, ndërsa Newcastle ka 2 pikë.