Liga Premier thuhet se është duke përgatitur një plan ambicioz që të rikthejë futbollin në fundjavën e parë të muajit maj.

Futbolli aktualisht është i pezulluar shkaku i coronavirusit, por ka ende shpresë që ligat të mbyllen deri në mesin e muajit korrik.

Është ende e paditur se kur do të rikthehet futbolli në pesë ligat evropiane, mirëpo ajo angleze tashmë ka filluar të bëjë plane.

Liga Premier planifikon që të gjitha ndeshjet të zhvillohen me dyer të mbyllura dhe të gjitha ndeshjet të shfaqen të televizor.

Anglezët duna t’i shpëtojnë të ardhurat televizive dhe ato nga marketingu, e kështu e duan rikthimin e futbollit me çdo kusht.

Madje, ata kanë marrë edhe dritën e gjelbër nga qeveria që të fillojnë me planet për rikthimin e futbollit qysh në fillim të muajit maj.

Të gjitha skuadrat do të vetëizolohen dhe pas çdo takimi do të bëhet testi për coronavirusin.

Liverpooli siç duket më në fund do të ketë shansin që të marr titullin e Ligës Premier, pas më shumë se 30 vite pritjeje.