Chelsea është mposhtur në shtëpi nga Brentfordi me rezultat 2-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e 10-të në Ligën Premier.

Blutë e Londrës janë kthyer te humbjet pas dy fitoreve dhe një barazimi, pasi u mposhten nga Brentfordi në Stamford Bridge.

Pjesa e parë e ndeshjes e karakterizua me dominim të vendasve, të cilët krijuan shumë raste, por pa arritur të gjejnë rrjetën dhe ekipet shkuan në pushim me rezultat 0-0.

Në pjesën e dytë, Chelsea e pati kontrollin e topit, por rastet i takuan mysafirëve, të cilët shënuan dy herë dhe morën fitoren.

Goli i parë në ndeshje erdhi në minutën e 58-të me anë të Ethan Pinnock, i cili shënoi për 0-1.

Chelsea vazhdoi me sulmet por pa rezultat. Bryan Mbeumo në minutat shtesë 90+6’ vulosi fitoren 0-2 për miqtë.

Pas kësaj fitore, Brentfordi kalon në pozitën e dhjetë me 13 pikë, ndërsa Chelsea një pozitë më poshtë me 12 pikë.

Në ndeshjen e radhës, Chelsea udhëton te Tottenhami, ndërsa Brentfordi e pret në shtëpi West Hamin.