Liverpooli ka dështuar edhe në këtë javë që të rikthehet tek fitorja, pasi është mposhtur 3-2 në udhëtim te West Hami në kuadër të javës së 11-të në Ligën Premier.

Pas vetëm katër minutash lojë, Çekanët kaluan në epërsi falë një auto-goli nga Alisson Becker.

Por, The Reds i barazuan shifrat në 1-1 me një gol të bukur prej Trent Alexander Arnold, që e realizoi nga gjuajtja e lirë.

Në 45 minutat e dytë, West Hami shtoi edhe më shumë presionin mbi Liverpoolin, duke realizuar edhe dy herë të tjera.

Fillimisht, Pablo Fornals (67’) u përkujdes që të rikthehej epërsia në 2-1, me një asistim nga Jarrod Bowen.

Bowen ishte sërish në rolin e asistuesit, derisa Kurt Zouma në minutën e 74-të realizoi për 3-1.

Mirëpo, The Reds ngushtuan epërsinë e vendasve me një gol nga Divock Origi që realizoi në minutën e 83-të, për 3-2.

Çekanët arritën që të mbaheshin deri në fund, duke siguruar kështu tre pikë tejet të mëdha.

Pas javës së 11-të, West Hami është në pozitën e tretë me 23 pikë, një më shumë se Liverpooli që gjendet në të katërtin.