Sukses minimal për Wolverhampton në ndeshjen e luajtur sonte në Premier League kundër Sheffield United, e vlefshme për javën e 32-të.

Goli i Willian José i shënuar në minutën e 60-të ishte vendimtar.

Me këtë rezultat vendasit ngjiten në 41 pikë dhe tani mund të thuhet se janë të qetë. Nga ana tjetër, mysafirët qëndrojnë të fundit me vetëm 14 pikë.