Një lajm i keq vjen për Manchester Cityn. Pas humbjes nga Tottenhamit të Contes me golin e Kane, kampionët e Anglisë përfunduan në qendër të një hetimi nga Premier League. I cili në një deklaratë zyrtare për shtyp bëri të ditur se kishte përfunduar një hetim 4-vjeçar kundër klubit të Sheikh Mansurit.

Referuar për më shumë se 100 shkelje të mundshme të rregullave financiare në nëntë sezonet nga 2009/2010 deri në 2017/2018.Në veçanti objektivi është mbi të ardhurat, duke përfshirë të ardhurat nga sponsorët dhe detajet e pagesave për lojtarët dhe trajnerët.

ÇFARË RREZIKON – Rrjedhimisht, do të kishte pasoja edhe në nivel ndërkombëtar, për çdo shkelje të fer-play-it financiar të UEFA-s. Në rast se akuzat konfirmohen, skuadra e drejtuar nga Guardiola do të rrezikonte një sërë dënimesh financiare, por edhe një zbritje pikësh në renditje apo edhe përjashtim nga premierliga angleze.