Paulo Dybala (1993) dhe Juventus po hasin disa vështirësi në negociatat në lidhje me rinovimin e kontratës së Joyas.  Siç lexojmë në faqet e Corriere dello Sport, agjentët e argjentinasit do të donin të arrinin një marrëveshje në përputhje me pagën e Matthijs De Ligt (1999) si më i paguari, e cila midis pjesës fikse 8 milion euro dhe shpërblimeve arrin 12 milion euro neto në vit. Por oferta e vendosur në Continassa, nga klubi bardhezi, mezi arrin 9 milion euro netto me bonuset të përfshira.

Dy palët janë akoma larg dhe do të takohen përsëri në ditët në vazhdim. Të presim e të shohim.