Dje (e mërkurë) u zhvillua edhe një protestë e re para stadiumit të Barcelonës, Camp Nou, nga tifozët e këtij klubi.
Kërkesa e Lionel Messit për t’u larguar nga klubi këtë verë pas gati dy dekadave ka rritur tensionet tek klubi katalunas.
Tifozët e Barcelonës nuk i besojnë dhe nuk duan ta pranojnë faktin e largimit të idhullit të tyre nga Camp Nou.
Kështu, një grup tifozësh të Barcelonës kanë dalë dje te stadiumi Camp Nou për të kundërshtuar largimin e Messit.
Një grup i tyre thuhet se ka arritur të hyjë në brendi të stadiumit dhe personali i sigurimit të stadiumit nuk ishte në gjendja t’i ndalojë ata deri në ardhjen e policisë.
Tifozët ishin të zëshëm dhe të qartë në kërkesat e tyre: Qëndrimi i Messit në klub dhe largimi i presidentit Jose Maria Bartomeu.