Largimi i Antonio Contes nga Interi mund të bëjë që të ketë ndryshime të mëdha në klubin zikaltër.
Emri më i përfolur për një largim është ai i Achraf Hakimit, (1988) me marokenin që kërkohet nga skuadrat më të mëdha evropiane. Së fundmi është gjiganti francez Paris Saint Germain që po kërkon transferimin e mbrojtësit anësor në Parc de Princes.
Sipas mediave franceze PSG ka vendosur 2 oferta ne tavolinë për të nënshkruar me lojtarin.
Oferta e parë është që të ofrojnë mesfushorin Leandro Paredes plus 25 milionë euro në drejtim të Interit për lojtarin.
Në rast se Inter nuk e pranon këtë ofertë me argjentinasin 27 vjeçar, atëherë parisinët kanë të gatshëm 50 milionë euro para për transferimin e Hakimit.
Bayern Munchen, Chelsea e Arsenal janë skuadrat tjera të interesuara për anësorin.