Rruga e Milanit rrezikon të komplikohet për mesfushorin portugez Renato Sanches (1997).

Sipas raportimeve të Le 10 Sport, PSG tashmë ka nisur kontaktet me mesfushorin portugez dhe është gati të paraqesë një ofertë zyrtare për Lille për 30 milionë euro.

Kuqezinjtë kanë një marrëveshje me lojtarin prej disa kohësh për një kontratë pesëvjeçare me pagë 3 milionë euro në sezon, por skuadrës franceze nuk i ofrojnë më shumë se 15 milionë euro dhe kjo bën që akoma të mos ketë marrëveshje mes klubeve.