PSG ka shënuar fitore në finalen e Kupës së Francës ndaj Monacos me rezultat 2-0.

Parisienët ishin ata që shënuan që në rastin e parë serioz para portës.

Kylian Mbappe asistoi te Mauro Icardi i cili shënoi për 1-0 në minutën e 19-të.

Pjesa e parë nuk solli asgjë më shumë përveç këtij goli.

Në pjesën e dytë të dy skuadrat u hapën më shumë dhe renditën rastet.

Gelson Martins provoi në minutën e 70-të, por pa sukses.

Atij iu kundërpërgjigj Mbappe në minutën e 81-të, që tundi rrjetën për 2-0.

Deri në fund nuk kishte më gola dhe me meritë, PSG fitoi Kupën e Francës.