Pavarësisht situatës së krijuar me COVID-19, edicioni i 59-të i Festivalit të Këngës në RTSH do mbahet në fund të muajit dhjetor.

Afati i dorëzimit të materialeve ishte caktuar nga data 1 dhe 2 tetor, e që duket se tani është bërë përzgjedhja për garë.

Në një postim të fundit të ndarë së fundmi në Facebook, u bë e ditur se është shpallur lista e këngëve pjesëmarrëse në këtë edicion.

Edicioni i 59-të i Festivalit të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar, hyn në një fazë më konkrete, pasi komisioni për pranimin e këngëve, i përbërë nga Alma Bektashi, Jonida Maliqi, Agim Doçi, Klodian Qafoku, Eugent Bushpepa, pasi ka dëgjuar të gjithë produksionet e mbërritura në RTSH, ka vendosur për 26 këngët pjesëmarrëse, me intepretuesit si më poshtë:

  1. Peng- Devis Xherahu
  2. Valixhja e kujtimeve- Orgesa Zaimi
  3. Kush je ti dashuri- Festina Mejzini
  4. E morën botën- Franc Koruni
  5. Pendesë- Inis Neziri
  6. Kam me t’ba me kajt- Sardi Strugaj
  7. Më jep jetë- Gjergj Kaçinari
  8. Nëse vdes- Durim Morina (Mirudi)
  9. Tjerr- Evi Reçi
  10. Vashëzo- Rosela Gjylbegu
  11. Vallja e jetës- Klevis Bega (Kastro Ziso)
  12. Do t’ja dal- Klinti Çollaku
  13. Karma- Anxhela Peristeri
  14. Si ajo- Wendi Mancaku
  15. Ty- Fatos Shabani
  16. Vajzë- Florent Abrashi
  17. Njësoj- Enxhi Nasufi
  18. Ajo vajza- Kamela Islamaj
  19. Zjarri im- Era Rusi
  20. Jo- Erikson Lloshi
  21. Më mbron- Xhesika Polo
  22. Ora e jetës- Manjola Nallbani
  23. E lirë- Giliola Haveriku
  24. Nënë- Viktor Tahiraj
  25. Vendi im- Agim Poshka
  26. Meteor- Stefan Marena