Botërori në Katar nuk nisi në mënyrën më të mirë për Anglinë e Southgate.

Në fakt, kombëtarja angleze po qëndron në hotelin Souq Al Wakra, mjaft larg qendrës së qytetit.

Siç raporton Mirror, në përpjekje për t’i shpëtuar zhurmës së zonës qendrore të metropolit të Katarit, megjithatë, britanikët nuk kishin marrë parasysh devetë, të cilat, për shkak të izolimit të dobët të zërit të strukturës, i mbajnë të gjithë zgjuar përgjatë natës.

Një problem që sigurisht është i rëndësishëm dhe që mund t’i privojë zëvendës-kampionët evropianë nga energjia e çmuar në funksion të debutimit të madh.