Kryeministri Edi Rama dha lajmin e mirë mbrëmjen e sotme për pensionistët se është derdhur fondi prej 21 milion dollarësh për ta.

Rama tha se pensioni i tyre do të rritet që këtë muaj përmes indeksimit.

Edi Rama: Pensionistëve u kemi derdhur në llogarinë e përgjithshme të pensioneve 21 milion dollarë dhe pensioni i tyre do të rritet që këtë muaj përmes indeksimit që nuk është shumë por është më shumë sesa ishte. Po u shërbejmë nëpër shtëpi të gjithëve, barnat e rimbursueshme i kanë marrë dera 25 657 pensionistë ndërkohë që skudrat tona në çdo bashki i ndihmojnë për pazarin dhe nevojat e tjera të gjithë ata që janë të vetmuar dhe nuk do ti lëmë kurrë vetëm.

Rama tha se “është gati për lëvrim dhe dyfishi i ndihmës ekonomike për familjet që jetojnë me ndihmën ekonomike për të cilët jemi angazhuar që tu japim mjetet e ekzistencës në këtë luftë. Për këdo kategori plani i shpallur i mbështetjes financiare ka hyrë në zbatim. Të gjithë do të marrin në dorë paratë e premtuara”.

Të gjithë bizneset e vogla me xhiro vjetore nën 140 mijë dollarë në vit do të përfitojnë pagën e luftës nga qeveria.

Kryeninistri Rama i ftoi të aplikojnë në faqen online të Tatimeve, teksa shtoi se pjesë e paketës janë edhe kopshtet dhe shkollat private, transporti i qytetarëve dhe taksitë.

Rama: Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka filluar marrjen e aplikimeve online nga të gjitha bizneset e vogla që janë mbyllur për shkak të luftës dhe do ta marrin pagë lufte. Paga e luftës do të derdhet direkt në llogaritë e tyre dhe sot kemi marrë nga bankat garancinë që kemi kërkuar se nuk do të mbajnë asnjë komision për këto paga.

Cilido që është në listën 60421 individëve që janë identifikuar si përfitues se kanë mbyllur biznesin për shkak të luftës është i lutur të aplikojë në faqen online të Drejtorisë së Përgjithsme të Tatimeve. Deri në orën 16:30 sot kanë aplikuar 1852 persona nga hapja e faqes.

Meqë më kanë pyetur disa që punojnë në shkolla, kopshte private apo transport qytetarësh sqaroj se edhe këto kategori janë përfituese. Gjithnjë nëse në këto biznese xhiroja nuk i kalon 140 mijë dollarë në vit. Në këtë paketë përfshihen edhe taksitë. Njoh shumë prej tyre dhe më kanë pyetur shpesh a përfitojmë? Po.