Sipas dokumentave te paraqitura na opozita në datën 19 mars 2020, Ministrja e Financave, Anila Denaj, të bëjë 22 milionë USD pagesa, për 4 oligarkë të pushtetit; mes tyre, 5.5 milionë USD të “rrokura” nga Rrok Gjoka.

Mirëpo në listën e publikuar nga PD dhe mediat e LSI, mungonte vetëm emri i oligarkut Pëllumb Salillari; i cili po atë ditë, madje 2 orë pas përfundimit të orarit zyrtar nga Thesar-Banka, ka marrë “çekun” 33 milionë lekë nga Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve.

Kjo pagesë në kohë krize, oligarkut Salillari i është bërë ditën e enjte, ora 17 e 55 minuta; ose 2 orë para se kryeministri Rama, të publikonte planin ekonomiko-financar “Kikirika-A”; me justifikimin se “kaq fuqi ka qeveria” dhe me mashtrimin; se gjoja kishte bllokuar gjithë pagesat e PPP-Tenderëve.

Fakti që Pëllumb Salillarit, i dha 330 milionë lekë në kohë emergjence mjekësore me rrezik për jetën e krejt popullatës; tregon se kryeministri nuk i ka ndaluar pagesat e oligarkëve, por vazhdon me më tepër intensitet e shpejtësi.

Kujtojmë, se pagesa datës 19 mars 2020, hedhur në “thesin” e Salillarit; është me gjoja justifikimin: “Detyrim, si vlerë e llogaritur gabim në preventivin e një tenderi rruge”.

Krahasimi është ky: Kjo vlerë është e barabartë me fondin emergjent mjekësor; që këto ditë kolere, qeverisë po ia kërkojnë 46 qëndra shëndetësore në qytete e qyteza skajore, për blerje alkooli e dezifektantë.