Mesfushori francez Adrien Rabiot (1995) u bashkua me Juventusin në verën e kaluar si lojtar i lirë, pasi i kishte përfunduar kontrata me Paris Saint Germainin, por duket se vetëm pas një sezoni me fanellën bardhezi, do të largohet edhe nga Torino.

Rabiot ka refuzuar që t’i ulet paga prej 8 milionë eruosh dhe ka kërkuar nga drejtuesit e klubit që të largohet. Gjatë këtij sezoni mesfushori francez ka luajtur vetëm 17 ndeshje dhe një pjesë të mirë të tyre nga pankina.

Pikërisht dëshira për t’u larguar ka bërë që ai nuk është kthyer ende në Torino për të rinisur stërvitjen me skuadrën, pasi duket se e ka ndarë mendjen për t’i dhënë fund bashkëpunimit me Juventusin.

Sipas medias angleze Daily Mail, Manchester United është i nteresuar për të , por Juventusi që kërkon 30 milionë euro që ta lërë të lirë.