Trajneri i përkohshëm Ralf Rangnick pritet të shtojë përforcime në mesfushë në skuadrën e tij të Manchester United kur të hapet sezoni i transferimeve dhe gjërat mund të duken shumë ndryshe në vitin e ri.

Mançester Junajtid tashmë ka parë rezultate të reja nën drejtimin e menaxherit të përkohshëm Ralf Rangnick, por roli i tij në klub pritet të shkojë përtej asaj që ndodh në fushë.

Gjermani është i njohur për zbulimin e gurëve të çmuar në tregun e transferimeve dhe një numër lojtarësh tashmë janë lidhur me një lëvizje në Old Trafford, ndërsa pasiguria vazhdon të mbretërojë për të ardhmen e Paul Pogba.

Mesfushori francez i Marseille, Boubacar Kamara (1999) është një nga mesfushorët që përmendet në lidhje me klubin.

Sipas medias Athletic, kontrata e tij përfundon në 30 Qershor 2022 dhe klubi anglez mund ta marrë për rreth 10 milionë euro. Për të është gati një kontratë prej 4.8 milionë stërlinash (5.6 milionë eurosh në sezon.

Futbollisti tjetër që kërkohet nga trajneri gjerman është mesfushori nga Mali, Amadou Haidara (1998) i RB Leipzig për të cilin do të ishte një ribashkim me Rangnick.

Sipas The Times djajtë e kuq mund ta marrin talentin për 34 milionë stërlina (40 milionë euro).

Trajneri i përkohshëm i United është përpjekur të përdorë strukturën e tij të preferuar 4-2-2-2 në klubin e tij.

Duke u bazuar te kjo ide Mirror Sport ka shikuar disa mënyra se si klubi mund të rreshtohet në mesfushë nëse kjo qasje vazhdon.