Kryeministri Edi Rama deklaron se në platformën e-albania do të ketë dhe mundësi për të marrë autorizim specifik personat që kujdesen për kafshët shtëpiake dhe u duhet të dalin.

Edi Rama: “Në platformë do të ketë një autorizim specifik. Por ju lutem se duke bërë autorizim për bizneset ka një mori detajesh dhe brenda ditës së nesërme do të jetë më e detajuar dhe më e thjeshtë.

Kur do lirohet lëvizja e automjeteve?

Edi Rama: Lëvizja me automjet privat jo për punë do të lirohet kur të jemi më të sigurtë. Do ta kemi të lirë për një fashë të caktuar orare jo vetëm për punë në ato zona kur do të pilotojmë një hapje më të madhe për të parë efektet e për të parë a do të rritet dhe si si do të rritet vala.

Kur do të hapen lokalet e natës?

Lokalet e natës nuk do të hapen.