Gjermani Antonio Rudiger (1993) është dëshira kryesore e Real Madridit për repartin mbrojtës.

Mbrojtësi gjerman është futur në vitin e fundit të kontratës me Chelsean dhe ende nuk ka pranuar rinovimin e saj.

Blutë i kanë ofruar një rritje pagë deri më 7.8 milionë stërlina (9 milionë euro) në vit, por Rudiger kërkon akoma më shumë.

Los Blancos janë duke monitoruar situatën e gjermanit në Londër pasi edhe 28-vjeçari ka interesim për tu transferuar në Madrid dhe Los Blancos janë duke përgatitur ofertën për të.

Ekipi i Spanjës po pret deri më 1 janar dhe nëse Rudiger nuk rinovon me Chelsean, atëherë ata do t’i dorëzojnë kontratën.

Madrilenët janë të gatshëm t’i ofrojnë një kontratë pesë vjeçare Rudigerit me një pagë prej 12 milionë euro në sezon plus bonuset.

Gjithsesi qëllimi i gjigantit spanjoll është që ta marrin Rudigerin në verë si transferim të lirë, pasi t’i përfundojë kontrata me Chelsean.