Chelsea po përpiqet të mundë Tottenhamin në garën për mbrojtësin e Sporting Lisbonës, spanjollin Pedro Porro (1999).
Spurs janë lidhur shumë me mbrojtësin e djathtë 23-vjeçar, por ngurrojnë të përmbushin klauzolën e tij të lirimit prej 45 milionë eurosh (39.9 milionë stërlina).
Media angleze Athletic tani ka zbuluar se Chelsea është gjithashtu admirues i Porro, megjithëse interesi i tyre është ‘më pak i avancuar’ se rivalët e tyre londinez.
Ekipi i parë që u interesua për spanjollin ishte Real Madridi por që më pas vendosi të kërkojë një mbrojtës me më shumë eksperiencë sesa 23 vjeçari dhe ditët e fundit po përflitet për portugezin Joao Cancelo (1994), por që vështirë të largohet nga Manchester City.