Real Madridi duket se nuk është i kënaqur me opsionet që ka në mbrojtje dhe tenton të përforcohet gjatë afatit kalimtar të kësaj vere.

Los Blancos kanë vënë në krye të listës së dëshirave sllovakun Milan Skrinar (1995) e Interit që është i gatshëm t’i ndajë rrugët me kampionin e Serie A-së.

Mbrojtësi  27-vjeçar ka kontratë me klubin italian deri në 30 qershor 2023 dhe bisedimet për kontratën nuk janë duke shkuar në rrugën e duhur.

Frika te Interi është se ai mund të largohet si lojtar i lirë dhe opsion më i mirë për ta do të ishte që ta shisnin në këtë verë.

Sipas mediave italiane, Interi nuk e lëshon nën shumën e 80 milionë eurove.

Real Madridi nuk e ka problem që të ofrojë këtë shumë, por që mund edhe të ofrojnë lojtar plus para për të realizuar marrëveshjen.