Tottenhami po mundohet që të mos e humbë me parametër zero mesfushorin danez Christian Eriksen (1992) të cilit i mbaron kontrata në qershor 2020. Sipas The Sun anglezët i ka ofruar Eriksen plus 26 milionë stërlina (30 milionë euro) Realit të Madridit për anësorin Gareth Bale (1989).

Akoma nuk dihet përgjigja e ekipit spanjoll por do të ishte një shkëmbim që do t’i leverdiste të dy skuadrave sidomos pas problemeve që ka uellsiani me trajnerin Zidane.