Regjistrohen 9 raste të reja me Covid-19 në 24 orët e fundit në Shqipëri.

“Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 245 persona të dyshuar me COVID-19 nga veriu në jug dhe vetëm në dy bashki kemi të prekur, ku përkatësisht në Tiranë kemi 5 persona që kanë rezultuar pozitivë prekur dhe në Krujë kemi 4 të prekur.” tha doktoreshë Rovena Daja nga Instituti i Shëndetit Publik.

Në total numri i të infektuarve ka shkuar në 782 persona.

Momentalisht në vend janë 263 pacientë aktivë me Covid-19.

Ndërsa numri i personave të shëruar në ka shkuar 488 të shëruar.

Lehtësimi i masave – Pavarësisht se nga e hëna do të ketë një lehtësim tjetër të masave, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën thirrje të gjithë qytetarëve që të vazhdojnë të respektojnë distancimin fizik dhe të mbajnë higjienën personale. Është shumë e rëndësishme të respektohen këto masa, pasi deri në momentin që nuk kemi një vaksinë apo trajtim të përcaktuar, vigjilenca duhet të jetë maksimale.

Zgjerohet harta e gjelbërt – Duke parë të dhënat, momentalisht situata epidemiologjike në vendin tonë paraqitet e qëndrueshme. Harta e të shëruarve është zgjeruar në të gjithë vendin. Për këtë arsye, përveç zonave që kanë qenë të paprekura nga COVID 19, është zgjeruar harta e zonave të gjelbërta, edhe me ato bashki që momentalisht paraqesin risk më të ulët të transmetimit të infeksionit.

Në spitale – Aktualisht në vendin tonë janë 263 pacientët aktivë me COVID19 dhe pjesa më e madhe prej tyre po ndiqen nga mjeku i familjes ose janë asimptomatikë, ndërsa momentalisht në dy spitalet COVID, në spitalin infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” janë të shtruar 33 pacientë dhe vetëm 7 prej tyre janë në terapi intensive. Ky është një tregues që masat e marra kanë bërë të mundur që sistemi shëndetësor të mos mbingarkohet dhe të përballojë me sukses rastet të cilat kanë pasur nevojë për trajtim të specializuar në spitale.

Vdekje – Deri tani 31 qytetarë e kanë humbur betejën me këtë sëmundje, me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive, është si vijon:

Bashkia Raste Aktive

  • Tiranë 100
  • Shkodër 24
  • Krujë 93
  • Durrës 0
  • Fier 1
  • Kurbin 27
  • Korçë 1
  • Elbasan 2
  • Kukës 8
  • Lezhë 1
  • Has 0
  • Kavajë 0
  • Lushnje 1
  • Vlorë 0
  • Pukë 0
  • Mirditë 2
  • Rrogozhinë 0
  • Tropojë 0
  • Berat 2
  • Mallakastër 0
  • Mat 1