Rektori i Universitetit të Elbasanit, Prof. dr. Skender Topi, zhvilloi një takim të frytshëm në kuadër të ndërkombëtarizimit me Ambasadorin Britanik në Shqipëri, Z. Alastair King-Smith.

Gjatë takimit u diskutua mbi mundësitë e rritjes së bashkëpunimit midis Universitetit të Elbasanit, Ambasadës Britanike në Shqipëri dhe Institucioneve të Arsimit të Lartë në Britani.

Rektori u ndal në rëndësinë e zhvillimit të arsimit të lartë, përmes implementimit të bashkëpunimeve konkrete, duke përmendur këtu, krijimin e programeve të përbashkëta, pjesëmarrjen në projekte, zhvillimin e leksioneve të hapura për studentët nga ekspertë britanikë, rritjen e mobiliteteve akademike, si dhe ndryshimi i narrativës së të rinjve lidhur me emigracionin.

Në kuadër të vizitës së tij, Z. King-Smith, zhvilloi edhe një takim me studentët, ku u diskutuan çështje të lidhura me studentët dhe zhvillimin akademik të tyre.