Dhe Rita Ora u dha fansave një vështrim tjetër të udhëtimit të tyre luksoz, teksa ndau me ndjekësit një sërë fotografish me bikini në Instagram të dielën, shkruan DailyMail.
Këngëtarja 32-vjeçare dukej sensacionale teksa pozoi me bikini të argjendta, teksa po shijonte një ditë lundrimi me varkë me bashkëshortin dhe miqtë e saj.
Duke vënë në pah barkun e saj të tonifikuar, interpretuesja e hitit “You For Me” u kujdes që të dukej tejet tërheqësi në bikinit e imta.
Ajo i shtoi magjepsjen pamjes me një palë bizhuteri ngjyrë ari dhe një palë syze dielli të mëdha.
Rita pa dyshim ishte mirënjohëse për një ditë të freskët në det pasi më parë e kaloi natën duke festuar në festën e ditëlindjes së Taikas.
Festa e organizuar nga Klemens Hallmann pa të ftuarit duke shijuar vaktin e tyre në tryezën e gjatë të dekoruar me bollëk me shumë njerëz që merrnin radhë për të mbajtur fjalimet e tyre për nder të Taikas.
Lista e të ftuarve përfshinte aktorët: Jodie Turner-Smith dhe Joel Edgerton, këngëtaren Jess Glynne dhe ish-anëtaren e “Pussycat Doll”, Ashley Roberts.
Rita puthi me pasion bashkëshortin e saj Taika Waititi teksa ndau një seri fotografish të ëmbla në Instagram për të shënuar ditën e madhe të gjysmës tjetër të saj.
Ajo falënderoi regjisorin që i tregoi ‘çfarë është dashuria në të vërtetë’ në një postim të pasionuar në Instagram në nderim të bashkëshortit të saj prej një viti.
Të ftuarit u trajtuan me një menu të veçantë nga kuzhinieri privat Andrea Colecchia dhe kokteje të kuruara ekskluzivisht nga “Prospero Tequila” dhe “71 Gin”.
Klemens Hallmann është një producent filmi dhe televizioni, investitor dhe themelues dhe pronar i kompanisë së prodhimit të filmave dhe dokumentarëve “HALLMANN Entertainment”.
Kompania është një aksioner kryesor i kompanive të shumta filmike përgjegjëse për filmat e famshëm duke përfshirë: “Rush”, “The Exception”, “Endless” dhe “Filth”.