Rita Ora u fotografua duke shëtitur të mërkurën në Londër. Këngëtarja 29 vjeçe, dukej mjaft atraktive ndërsa u largua nga shtëpia e saj përkrah regjisorit të klipit të saj më të ri, i cili ishte i mbështjellë me një shall të errët.

Rita zgjodhi të vishte një pallto kafe me gjatësi deri te gjunjtë së bashku me një bluzë të shtypur portokalli dhe një shall njëngjyrësh.

Krijuesja e hitit “How to be lonely” gjithashtu dukej sportive me një palë xhinse blu, ndërsa la që flokët bionde të binin të lirshme mbi supet e saj.

E veshur gjithashtu me një kapelë të zezë, Rita përfundoi pamjen e saj të kompletuar edhe me një palë syze dielli.

Regjisori që shoqëronte këngëtaren shqiptare, kishte veshur një xhaketë të madhe të zezë, pantallona të errëta, një kapelë të zezë dhe syze dielli të mëdha.

Kjo shëtitje e Ritës në kryeqytetin anglez vjen pak kohë pasi ajo thuhet se është ndarë nga ish-i dashuri i saj, Raffert Law pas tri muajsh takime me njëri-tjetrin.

Burimet thanë se çifti nisën lidhjen gjatë xhirimeve të filmit “Twist” që do të publikohet së shpejti, ku secili prej tyre luajnë dy rolet kryesore të filmit. Rita, e cila është 6  vite më e madhe se Rafferty, do të luajë rolin e Artful Dodger në “Twist”, ndërsa Rafferty portretizon personazhin Oliver.