Roberto Martinez (1973), tranjeri i Belgjikes, duket se ka perdorur te gjithe optimizmin e tij per te folur per Romelu Lukaku dhe demtimin e tij.

“Ne kete moment, ai nuk eshte ne forme optimale dhe ne te vertete, ai ende po kurohet per kete demtim qe ka marre. Ai i ka te gjitha mundesite qe ne daten 22 nentor, 24 ore perpara ndeshjes me Kanadane, te rikthehet ne forme. Nje Kupe Bote ka dy fytyra. Njera eshte ne fazen e grupeve dhe njera eshte ajo e fazes me eleminim direkt. Une jam shume besimplote se Lukaku do te na jape nje dore ne grupe, duke luajtur te pakten nje ndeshje, por mbi te gjitha, edhe per fazen tjeter. Ne marrim ne studim te gjitha rastet: do te vleresojme daten 22 nentor, si nje date te rendesishme per te gjithe. Pastaj, nuk perjashtohet aspak mundesia qe Lukaku te jete gati qe per ndeshjet e grupit. Por situata e tij mund te ndryshoje cdo dite. Nga ajo qe kam marre vesh dhe me eshte thene, ditet e fundit kane qene shume pozitive per te. Ndjesia ime eshte qe do te luaje te pakten nje nga tre ndeshjet e grupit. Por ajo qe ka rendesi, eshte si do te ndihet ne 22 nentor. Situata e tij eshte e ngjashme me ate te Witsel para Europianit dhe Kompany ne 2018 para Boterorit. Ne kemi eksperience. Nuk eshte nje situate e jashtezakonshme per ne. Punojme dhe jemi mesuar me keto situata. Duam qe te kete nje rol te madh ne skuadren tone.” , – deklaroi trajneri spanjoll i përfaqësueses belge.