Andrea Belotti (1993) është prioriteti kryesor i Romës për sulmin në rast se Eldor Shomurodov do të largohej nga kryeqyteti italian në drejtim të Bolonjës, siç u përfol dje nga mediat italiane.

Sulmuesi italian, aktualisht një futbollist i lirë pasi u nda me Torinon në fillim të verës, dhe përvec klubit verdhekuq interes për të kanë shprehur edhe disa klube të rëndësishme si, Valencia, Olympique Marseille, Tottenham, Newcastle dhe Everton.

Sipas Gazzetta dello Sport, Roma i ka ofruar një kontratë dyvjeçare me opsion për vitin e tretë me pagë fikse 2.8 milionë euro që me bonuse mund të shkojë deri në 3.5 milionë euro në sezon.

Belotti akoma nuk ka dhënë një përgjigje përfundimtare por Mourinho e ka telefonuar personalisht për ta bindur të vijë te AS Roma.