Spanjolli është sulmues i krahut të djathtë, që luan me këmbën e majtë.
Ai ka lindur në 1998, u rrit në akademine e Barcelonës dhe tashmë po transferohet në kryeqytetin italian në përfundim të një bisedimi flash të lindur sapo u mësua për transferimin e Politanos në Napoli dhe kërkesat marramendëse të Real Sociedad për Januzaj.
Marrëveshja me Barcelonën u gjet me formulën e huazimit 6 mujor me të drejtën e blerjes të vendosur në 20 milionë euro dhe kundër-blerjen e katalanasve.
Për më tepër te Blaugranat, Carles Perez po gjen pak hapësirë dhe ai e ka treguar veten mbi të gjitha në sfidën ndaj Interit në Ligën e Kampionëve.
12 paraqitje dhe 2 gola deri më tani, përfshirë 1 ndaj Nerazzurrëve si dhe 3 asistime.
Lojtari pritet të arrijë të Dielën, por nuk mund të grumbullohet në derbi sidoqoftë.