Roma i ka nisur bisedimet me Lille për transferimin e mbrojtësit të djathtë Zeki Celik (1997), raporton Sky Sport Italia.

Turku ka kontratë me klubin francez deri në vitin 2023, ndërsa këtë edicion i ka regjistruar 15 paraqitje në të gjitha garat.

Giallorossët duan ta transferojnë mbrojtësin e djathtë gjatë këtij muaji, ndërsa Lille kërkon 15 milionë euro për shërbimet e tij.

Menaxheri i ri gjeneral i Romës, Tiago Pinto, ka arritur në Trigoria për të diskutuar lidhur me strategjitë për transferim në sezonin dimëror.

Futbollisti turk përfaqëson edhe kombëtaren, me të cilën ka regjistruar 18 paraqitje.