Roma e gatshme për të mbyllur një tjetër goditje në merkaton. Sipas raportimeve të Sky Sport, Eldor Shomurodov, sulmuesi nga Uzbekistani i datëlindjes 1995 i cili u dallua sezonin e kaluar me fanellën kuqeblu në Serie A duhet të mbërrijë nga Genoa në orët e ardhshme.

José Mourinho ka kërkuar një element sulmues për të plotësuar sektorin e përparuar dhe ka gjetur karakteristikat e duhura për futbollin e tij te uzbeku i cili ka shënuar 8 gola në 31 paraqitje me GenoanSerie A.

Lojtari do të vijë në një huazim njevjecar prej rreth 2 milionë eurosh me një detyrim për blerjen nëse plotësohen disa kushte të caktuara për 18 milionë euro. Edhe sulmuesi ka rënë dakord dhe në orët e ardhshme marrëveshja mund të mbyllet.