Në fakt, Sergio Oliveira (1992) i Portos do të jetë goditja e radhës e transferimeve të Romës. Mundësia për ta parë 29-vjeçarin në Romë po bëhet pothuajse e sigurt. Negocimi bazohet në një huazim gjashtëmmujor për 1.5 milionë euro me të drejtë blerjeje për 15 milionë euro.

Marrëveshja është gjetur, pritet vetëm statusi zyrtar, i cili duhet të arrijë deri nesër. Ardhja e Sergio Oliveira-s do të lehtësohej nga Jorge Mendes, agjenti i lojtarit dhe i Mourinho-s, i cili shtyu fort për shitjen duke pasur parasysh përdorimin e vogël të mesfushorit qendror gjatë këtij sezoni.