Romelu Lukaku dërgoi një mesazh për të falënderuar tifozët e Interit pasi u kthye në Chelsea disa vite pas largimit si i padëshiruar.

Sulmuesi belg është ribashkuar me Chelsean pas shtatë vitesh dhe vetëm dy sezone në Serie A me Interin.

Lukaku ndihmoi Nerazzurrët të fitonin Scudetton e tyre të parë në 11 vjet dhe tifozët nuk ishin të lumtur të shihnin të preferuarin e tyre teksa largohej nga klubi.

Ish-sulmuesi i Manchester Unitedit dhe Evertonit u ka dërguar një letër tifozëve, duke i falënderuar ata për mbështetjen gjatë kohës së tij në Milano.

Më poshtë e keni letrën e Lukakut:

Të dashur tifozë të Interit. Faleminderit…

Faleminderit që më doni si njërin prej jush. Faleminderit që më bëtë mua dhe familjen time të ndihemi si në shtëpi.

Faleminderit për mbështetjen e pakushtëzuar dhe dashurinë e përditshme. Faleminderit që më motivuat edhe më shumë pas sezonit të parë.

Kur mbërrita në Inter, menjëherë ndjeva se do të bëja mirë për këtë klub. Dashuria dhe mirëseardhja që mora në aeroportin Malpensa ishte fillimi i një historie të bukur.

Vendosa të mos ju zhgënjej kurrë sa herë që vishja fanellën e Interit. Kam dhënë 100 për qind të vetes çdo ditë, në çdo stërvitje, por veçanërisht në ndeshje, për t’ju bërë të lumtur.

Sezoni i parë përfundoi në mënyrën më të vështirë të mundshme, por ju më dhatë forcën për të vazhduar presionin dhe ne e bëmë atë si ekip, prandaj u bëmë kampionë.

Shpresoj se e kuptoni vendimin tim për t’u transferuar te Chelsea. Është një shans i jetës për mua dhe mendoj se në këtë moment në karrierën time, është shansi që kam ëndërruar gjithmonë.

Një gjë është e sigurt, se unë do të mbetem një Interist përgjithmonë, sepse pa ju nuk do të isha njeriu dhe lojtari që jam sot.

Pra, ju falënderoj nga thellësia e zemrës sime.

Ju dua.

Faleminderit shumë.

Gjithmonë, Forza Inter!

Romelu.