Ronald Koman (1963) pritet që në orët në vazhdim do të prezantohet si trajner i Barcelonës.

Trajneri holandez është larguar nga Kombëtarja e Holandës, për të marrë drejtimin e skuadrës katalunase.

Koeman do të zëvendësojë Quique Setienin e shkarkuar mbrëmë, pas dështimit për të fituar La Ligën dhe Ligën e Kampionëve.

Holandezi do të nënshkruaj kontratë dyvjeçare me mundësi vazhdimi.

Barcelona do të duhej t’i paguan Tulipanëve katër deri në pesë milionë euro për të transferuar strategun.

Por, sipas asaj që raporton La Vanguardian, Koeman do të paguajë atë shumë si pjesë e uljes së pagës së tij, vetëm që të bëhet trajner i Blaugranasve.

Trajneri u pa në aeroportin El Prat Barcelona, e në orët në vazhdim do të nënshkruajë kontratë dyvjeçare.