Legjenda holandeze e futbollit, Ruud Gullit nuk ka dyshime se cili është trajneri më i mirë në histori.

Ai deklaron se tekniku aktual i Real Madrid, Carlo Ancelotti është më i zoti se Sir Alex Ferguson dhe Pep Guardiola.

Mendoj se Ancelotti është më i madh se Ferguson dhe Guardiola sepse ka fituar më shumë në Champions.

Për mua Ancelotti është mbret i Europës.

Sigurisht që Pep dhe Ferguson janë nga më të mirët në histori, por shikoni pak atë që ka arritur italiani.

Është më lart se gjithë të tjerët dhe unë jam shumë krenar për të”, – u shpreh Gullit.