Këngëtari i mirënjohur shqiptar, Sabri Fejzullahu, ka publikuar këngën e tij të re.

“Dy zemra” mban titullin ky projekt, të cilin e ka sjell në bashkëpunim me artistin e ri të quajtur, Heki.

Projekti është i shoqëruar edhe me klip, teksa flet për dashurinë ku si protagonistë në klip janë një vajzë e një djalë.

Tekstin dhe muzikën e ka bërë Kreshnik Avdiu, kurse për orkestrimin është përkujdesur Arti Rec.

Videoja u realizua nga ‘UrbanGraphics’.