Sadio Mane është zgjedhur “Futbollisti më i mirë afrikan i vitit 2019” duke e mposhtur në garë Mohamed Salahun dhe Riyad Mahrezin.

Sulmuesi senegalez bëri paraqitje shumë të mirë me Liverpoolin, duke fituar Ligën e Kampionëve dhe duke shkëlqyer në Ligën Premier.

Dy vitet e kaluara, këtë çmim e ka fituar Mohamed Salah.

Në mbrëmjen gala nuk munguan as legjendat e mëdha të futbollit si Cafu dhe Samuel Eto’o.

Lojtari i ri më i mirë: Achraf Hakimi

Skuadra e vitit: Onana, Aurier, Matip, Koulibaly, Hakimi, Gueye, Mahrez, Zyech, Salah, Aubameyang, Mane