Ousmane Dembele mund të thuhet se është një lojtar shumë i pafat, pasi sërish është lënduar sot gjatë seancës stërvitor të zhvilluar.

Katalunasit kanë dhënë njoftim zyrtar duke thënë se Dembele ka ndjerë dhimbje gjatë seancës stërvitore e që do të vazhdojë sërish trajtimin.

“Gjatë stërvitjeve në këtë mëngjes, Ousmane Dembele ka ndier disa pakëndshmëri në këmbën e djathtë dhe dhimbje në muskuj. Ai do të vazhdojë tretmanin e lëndimit”, thuhet në atë njoftim.

Francezi u rikthye nga lëndimi pak ditë më parë, por u lëndua sërish e që ende nuk dihet se sa do të mungojë. Që nga transferimi i tij te katalunasit, Dembele më shumë ka qëndruar i lënduar se sa që ka luajtur.