Ëndrra e merkatos që mund të sjellë Gianluca Scamacca (1999) në Paris Saint-Germain mund të bëhet konkrete dhe e prekshme javën e ardhshme kur do të ketë një takim të mëtejshëm mes klubit francez, Sassuolos dhe agjentit të lojtarit që javët e fundit është afruar me parisienët dhe neroverdi për një marrëveshje që mund ta bëjë sulmuesin e kombëtares “Mister 50 milionë euro”.

Detajet e fundit, sic nënvizon La Gazzetta dello Sport,  do të fiksohen pikërisht kur Luis Campos (njeriu i transferimit parizian), Giovanni Carnevali (drejtori I Sassuolos) dhe agjenti i lojtarit Lucci do të takohen përsëri në fillim të javës së ardhshme, të hënën ose të martën, për të arritur “marrëveshjen”.

PSG ofroi 40 milionë euro plus bonuse. Dhe Sassuolo do të donte të fitonte para në maksimum pritshmëritë e tij, saktësisht 50 milionë euro. Është e lehtë të imagjinohet se nëse Campos e rrit ofertën në 45 milionë euro plus bonuse, marrëveshja do të mbyllet.

Lojtari, atëherë, padyshim që do të kishte një kontratë pesëvjeçare me një bazë fillestare prej rreth 3 milionë euro ne sezon për t’u rritur me kalimin e viteve, plus çdo çmim për trofe në një klub që do të luajë në tre fronte (Kupa Kombëtare, Champions dhe Ligue 1 ).