Në ndeshjen e dytë të javës së 11-të të Serisë A, Atalanta dhe Lazio barazojnë 2-2 dhe ngadalësojnë garën e tyre për vendet në Europë.
Biancocelestët e zhbllokojnë ndeshjen me një trokitje të lehtë nga Pedro (18′).  Në fundin e pjesës së parë diagonalja e Zapatës (45’) i jep golin e barazimit Hyjneshës.

Në 74′ Immobile shënoi golin e 159-të me Lazion, duke barazuar rekordin e Piolës, por në 94′ De Roon gjeti barazimin.