Atalanta ka arritur të fitojë me rezultat 2-1 ndaj Romës në ndeshjen e vlefshme për javën e 24-të në Serie A.

Roma e nisi mirë ndeshjen, por në pjesën e dytë patën rënie nga loja duke humbur takimin dhe duke ndërlikuar garën për vendin e katërt.
Golin e parë të ndeshjes e ka shënuar sulmuesi, Edin Dzeko, në fund të pjesës së parë, që shfrytëzoi gabimin e futbollistëve të vendasve.

Atalanta e ka nisur furishëm pjesën e dytë. Brenda 9 minutave, vendasit e kanë përmbysur rezultatin kundër Romës dhe po fitojnë 2-1.
Fillimisht e barazoi rezultatin Jose Luis Palomino në minutën e 50-të, derisa i kaloi vendasit në epërsi Mario Pasalic në minutën e 59’.


Pas kësaj fitore, Atalanta e sheh veten në pozitën e katërt me 45 pikë apo gjashtë më shumë se Roma e pesta.

Në ndeshjen e radhës, klubi nga Bergamo e pret Sassuolon, ndërsa Giallorossët e presin Leccen.