Aventura e Colantuonos nis keq në pankinën e Salernitanas me humbjen 2-4 nga Empoli.

Fillimi tronditës, me Pinamontin 2’ që zhbllokon ndeshjen, më pas vjen dyfishimi i Cutrone 11’ në një aksion fotokopjeje. Goditja e tretë erdhi falë autogolit të Strandberg 13’. Në fund të pjesës së parë Pinamonti 45’ shënon të katërtin me penallti.

Në pjesën e dytë vendasit reagojnë dhe kthehen në lojë me e Ranierit 48’ dhe autogolin e Ismajlit 55’, por kjo nuk mjafton.

Skuadra e Andreazzoli kap vendin e 10-të me 12 pikë ndërsa Salernitana mbetet e fundit me 4 pikë.