Fiorentina ka regjistrua fitore komode përballë Romës (2-0) në sfidën e vlefshme për javën e 36-të në Serie A që u zhvillua në stadiumin Artemio Franchi.

Rezultati u zhbllokua kur Nicolas Gonzalez (5’) e konvertoi në gol një penallti të akorduar në favor të vendasve.

Nuk zgjati shumë dhe erdhi goli i dytë i Violas me autor Giacomo Bonaventuran, i cili krijoi hapësirë dhe goditi me të majtën (11’).

Edhe në gjysmën e dytë, nikoqirët vazhduan të kishin raste, megjithatë nuk u realizuan gola të tjerë.

Falë kësaj fitoreje, Fiorentina është ngritur në kuotën e 59 pikëve dhe mban vendin e shtatë (që çon në Ligën e Konferencës) me pikë të barabarta me Romën që ndodhet një pozitë më lartë (që dërgon në Ligën e Evropës). Pikë të njëjta ka edhe Atalanta që mban vendin e tetë.