Roma ka shënuar mbrëmë fitore ndaj Monzas me rezultat 3-0 në kuadër të javës së katërt në Serie A.

Romanistët e kanë nisur kampionatin në mënyrën më të mirë, duke marr tri fitore dhe një barazim në këtë fillim kampionati.

Në minutën e 18-të, erdhi edhe goli i parë, me Dybalan që mori një top nga mesi i fushës dhe vrapoi me të drejt portës, duke qenë i paarritshëm për mbrojtësit kundërshtar për të gjetur pastaj portën me një goditje të fuqishme për 1-0.

Nuk vonoi shumë dhe Roma shënoi edhe golin e dytë me Dybalan sërish autor që shënoi në minutën e 32-të për 2-0.

Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë, me Romën që pothuajse kishte siguruar fitoren

E firoja u sigurua në minutën e 61-të, kur Roger Ibanez shënoi për 3-0.

Deri në fund edhe pse të dy skuadrat kishin nga një rast, rezultati nuk ndryshoi.

Roma është lider në Serie A me 10 pikë, ndërsa Monza ende nuk ka marr asnjë pikë në katër ndeshje.

Interi ka shënuar fitore ndaj Cremoneses me rezultat 3-1 në kuadër të javës së katërt në Serie A.

Zikaltërit e nisën në sulm që në start duke shënuar në minutën e 12-të të takimit.

Ishte Joaquin Correa që përfitoi nga një top i kthyer nga portieri për të gjetur rrjetën për 1-0.

Në minutën e 38-të Nico Barella arriti të shënojë një super gol për 2-0, duke e quar skuadrën në pushim me dy gola epërsi.

Interi kishte edhe raste të tjera në pjesën e dytë, por deri në minutën e 76-të nuk ndryshoi rezultati.

Barella kësaj radhe në rolin e asistuesit e gjeti Lautaro Martinezin që shënoi për 3-0.

Krejt cka bën mysafirët ishte një gol me David Okereken të shënuar në minutën e 90-të për 3-1.

Interi tani ka 9 pikë dhe mban vendin e dytë pas Romës lider.