Sassuolo ka marrë tre pikë të mëdha në Giuseppe Meazza, pasi ka mposhtur 2-0 Interin në kuadër të javës së 26-të në Serie A.

Mysafirët kaluan në epërsi me anë të Giacomo Raspadori 8’ teksa Domenico Berardi ishte asistuesi.

Por, Sassuolo arriti të tunde edhe një herë rrjetën e kampionit në fuqi në pjesë të parë, tani me anë të Gianluca Scamacca 26’, ndërsa Hamed Junior Traore ishte asistuesi.

Me këtë rezultat, dy skuadrat shkuan në pushimin mes pjesëve, derisa në 45 minutat e dytë nuk është se treguan shumë.

Interi tentoi që nga ky takim të largohej me një pikë, mirëpo e kishin të vështirë ta thyenin mbrojtjen kundërshtare.

Nerazzurët lëshuan mundësin e artë që të kalonin mbi Milanin që është lider, por ka një ndeshje më shumë.

Pas javës së 26-të, Interi gjendet në vendin e dytë me 54 pikë, derisa në xhiron e 27-të do të kenë punë me Genoan.

Ndeshja e fundit e ditës e javës së 26-të të Serisë A përfundon në barazim. Në Dacia Arena, mbyllet Udinese-Lazio 1-1.

Udinese i Cioffi mori një avantazh të menjëhershëm me Deulofeu 5’ i mirë në çlirimin në zonë duke shfrytëzuar goditjen me kokë të Perez. Reagimi i Lazios erdhi menjëherë, por për barazimin skuadrës së Sarrit iu desh të priste minutën e 45-të me goditjen me kokë të Felipe Anderson në shtyllën e largët. Traversë e Molinës në 93′.